Vihet nën kontroll zjarri në Sazan, dyshohet si i qëllimshëm

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 08:41
zjarr sazan 1280x720

Vihet nën kontroll zjarri në Sazan, dyshohet si i qëllimshëm

Përditësuar më: 4/6/2022, ora 08:41

Është vënë nën kontroll nga efektivët e Qendrës së Vëzhgimit Detar zjarri që kishte rënë dje rreth orës 20:00 në jug të ishullit të Sazanit.

Vihet nën kontroll një vatër zjarri e konstatuar rreth orës 20:00, në jug të Sazanit. Efektivë të anijes së gatshme dhe…

Posted by Niko Peleshi on Friday, June 3, 2022

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur. Dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm.

Drejt ishullit shqiptar pas sinjalizimeve ishin drejtuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134.