Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Anijet “fantazmë” të Iranit që po shpëtojnë Vladimir Putin

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 19:46 | Bota
Anijet “fantazmë” të Iranit që po shpëtojnë

Irani është duke ndihmuar kompanitë ruse të naftës të anashkalojnë sanksionet e vendosura nga Perëndimi dhe të sheshin naftë.

Lajmi është bërë i ditur nga “United Against Nuclear Iran” (UANI), një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, sipas së cilës nafta po del nga Rusia me anë të një flote anijesh të Iranit. Organizata i bën thirrje Perëndimit të bashkohet dhe të reagojë sa më parë ndaj këtij fenomeni që çon para për “makinën e luftës” së Putin.

“Daily Mail”, shkruan se vitin e kaluar kishte zbuluar se si Irani përdori një flotë me 123 anije, duke përdorur teknika mashtrimi, për të shmangur sanksionet tregtare të vendosura nga Perëndimi ndaj shtetit nga Lindja e Mesme. “Daily Mail shkruan se anijet iraniane ndryshojnë vendndodhjen e tyre reale në GPS, ndërsa janë duke u ngarkuar ose shkarkuar nga portet.

Po ashtu, sipas “Daily Mail”, shpesh, këto anije fantazmë përdorin si teknikë edhe ndryshimin e flamurit dhe dokumentacionet false.

A2 CNN Livestream

Dita jonë