Greqia fiton në Prishtinë, Kosova e mbyll ndeshjen me 2 kartonë të kuq

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 22:43
kosove greqi 1280x720

Greqia fiton në Prishtinë, Kosova e mbyll ndeshjen me 2 kartonë të kuq

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 22:43

Kosova nuk ka arritur sërish ta mposht Greqinë, teksa ka luajtur ndeshjen e 5 ndaj tyre. Në Prishtinë, grekët arritën të fitojnë me një gol të shënuar në pjesën e parë.

Ndërkohë, Kosova ishte skuadra që dominoi takimin, por nëse në fushën e lojës shihje një Zhegrova që lëvizte pa fund në krahun e djathtë, Rashica dhe Murriqi kishin “nisur pushimet”.

Gjiganti i sulmit të Kosovës shpërdoroi shumë raste në këtë ndeshje të dytë të Nations League. Një dorë në këtë fitore, kombëtares së Greqisë ia dha edhe arbitri i ndeshjes, i cili largoi dy dardanë me kartonin e kuq. Tejet i diskutueshëm ishte kartoni i verdhë i dytë për Alitin.