Makina përfundon në lumin e Lanës

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 20:17
makina perfundon ne lane

Makina përfundon në lumin e Lanës

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 20:17

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës pasditen e së dielës.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku shtetasi me iniciale E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.