Mariah Carey në telashe, akuzohet se ka vjedhur hitin e saj më të madh

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 09:29
224503403 5926a1fe 4d9a 4991 882f b68b4e1411f4

Mariah Carey në telashe, akuzohet se ka vjedhur hitin e saj më të madh

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 09:29

Këngëtarja Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve, “All I Want for Christmas is you”, këngë e cila doli për herë të parë në vitin 1994.

Kantautori Andy Stone, raportojnë mediat ndërkombëtare, pretendon se ka shkruar një këngë me të njëjtin emër 5 vjet më herët dhe akuzon këngëtaren e famshme përdori popullaritetin dhe stilin e saj për ta bërë të sajën.

Tani ai kërkon dëmshpërblim prej të paktën 20 milionë dollarësh.

Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme nga ana muzikore, por Stone pretendon se Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje. Për momentin këngëtarja nuk i është përgjigjur akuzave.