Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Milan "bashkon" Shakira-n dhe Pique, të dy në Çeki

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 22:20 | Showbiz

Pas lajmit të së shtunës, i cili konfirmoi ndarjen e një prej çifteve më të famshëm, Shakira-Pique, ata janë rishfaqur për herë të parë në publik.

Për çudinë e të gjithëve, këngëtarja dhe futbollisti kanë fluturuar të dy në Çeki, por janë parë larg njëri-tjetrit. Ata e kanë bërë këtë udhëtim për të qenë pranë djalit të tyre të madh, Milan, i cili luante në një ndeshje bejsbolli.

Shakira dhe Pique kanë së bashku dy fëmijë: Milan, 9 vjeç, dhe Sasha, 7 vjeç.

Para disa ditësh, “El Periodico” publikonte se Shakira e kishte kapur me një tjetër mbrojtësin. Për momentin, nuk dihet se cila është gruaja me të cilën Pique tradhtoi Shakirën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë