Moti i keq përfshin Francën, raportohen viktima dhe dëme të mëdha

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 12:01
082316311 0cb54d28 e58b 45a4 8b7b 3bbd608a53dc

Moti i keq përfshin Francën, raportohen viktima dhe dëme të mëdha

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 12:01

1 person humbi jetën dhe 15 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve që përfshinë në orët e fundit Francën.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin shpalli planin e masave për përballimin e dëmeve dhe bëri me dije se qeveria do të vendosë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në disa rajone.

Gjatë shtrëngatës së fuqishme të një dite më parë, kur autoritetet kishin lajmëruar emergjencën nga moti i keq në 65 rajone, mijëra persona mbetën pa energji elektrike.

Ministri shpjegon se forcat e emergjencave civile iu janë përgjigjur gjatë ditëve të fundit 3200 kërkesave për ndihmë, ndërkohë që më shumë se 2500 persona janë në gatishmëri për të asistuar.