Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti Meta në Stamboll, takohet me liderin e opozitës

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 10:50 | Politikë
Presidenti Meta në Stamboll, takohet me liderin e opozitës

Gjatë vizitës së tij në Stamboll, presidenti Ilir Meta është takuar me liderin e opozitës në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu.

Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve tona dhe së bashku me z. Kiliçdaroglu, u angazhuan për t’i çuar ato më përpara.

“I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu. Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.

E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”, shkruan Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë