Rusia shkatërron blindat në ndihmë të Ukrainës, Putin: Dërgimi i armëve e zgjat konfliktin

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 12:15
Mbi 2000 raketa nga fillimi i luftes Rusia vijon bombardimet ne veri dhe jug te Ukraines 1280x720

Rusia shkatërron blindat në ndihmë të Ukrainës, Putin: Dërgimi i armëve e zgjat konfliktin

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 12:15

Nuk ka të ndalur ofensiva e Rusisë në Ukrainë, në ditën e 102 të konfliktit. Forcat e ushtrisë së Putin bëjnë me dije se shkatërruan një karvan me blinda pranë Kievit të cilët ishin dërguar nga vendet perëndimore për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.

Në një komunikatë zyrtare, Moska zyrtare deklarojnë se forcat ajrore bombarduan me raketa me precizion të lartë rrethinat e Kievit, aty ku fshiheshin autoblindat e dërguar nga Europa perëndimore.

Ndërkohë që një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të mëngjesit ukrainas që sipas autoriteteve lokale u shkaktua nga disa raketa të lëshuara nga bombarduesit strategjikë rusë Tu-95 në Detin Kaspik.

Avionët Tu-95 janë një prodhim sovjetik me 4 motorë që janë prodhuar për herë të parë në vitet 50. Mes misioneve që ato mund të kryejnë janë dhe sulmet bërthamore. Versioni i ri i këtyre avionë mund të lëshoje raketa me rreze të gjatë veprimi.

Më herët, dhe presidenti Putin përsëriti qëndrimin e tij se Perëndimi duhet të ndalë dërgimin e armëve në Ukrainë, pasi kjo gjë nënkuptonte zgjatjen e konfliktit. Ai shtoi se nëse Kievi do të marrë raketa me rreze të gjatë veprimi, atëherë bombardimet do të intensifikohen.