Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shpërthim i fuqishëm në një depo kontejnerësh në Bangladesh, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 08:27 | Bota

Të paktën 34 persona u vranë dhe 300 u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm, që u pasua nga një zjarr në një vend depozitimi private kontejnerësh pranë portit më të madh të Bangladeshit, Chittagong.

Dy zjarrfikës humbën jetën dhe 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa dy viktimat e tjera dyshohet se janë oficerë policie, që shkuan në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

Sipas zëdhënësit të Shoqatës së Kontejnerëve të Bangladeshit, Ruhul Amin Sikder, nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të jetë një akt sabotimi. Sipas tij madhësia e shpërthimit ishte e ngjashme me atë që ndodhi në portin e Bejrutit pak vite më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë