Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Starton edicioni i 18 i “Rally Albania”, 230 garues për çmimin e madh

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 09:41 | Sporte të tjera

Nga Durrësi nisi mbrëmë edicioni i 18-të i "Rally Albania".

230 garues nga 22 shtete të ndryshme të botës, i janë bashkuar kompeticionit të këtij viti, ku përveçse garës sportive, qëllimi i organizatorëve është edhe promovimi turizmit vendas.

Dhjetëra motorë garash të "Rally Albania 2022" dhuruan spektakël mbrëmjen e kaluar në rrugët e Durrësit.

Ata u nisën xhiron e tyre nga "Muzeu i Dëshmorëve" për të ndalur në Vollga, ku u mbajt ceremonia e hapjes e "Rally Albania" për këtë vit.

Pas qytetit bregdetar, itinerari do të vazhdojë drejt Tropojës, Pogradecit, Beratit dhe për të përfunduar në Tiranë, ku do të shpallet edhe fituesi i “Rally Albania 2022”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani