Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zjarri del nga kontrolli në Sazan, dëgjohet shpërthimi i predhave

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 21:50 | Aktualitet

Situatë shqetësuese është krijuar si pasojë e zjarreve të rënda mesditën e së dielës në ishullin e Sazanit.

Me dhjetëra zjarrfikës, por edhe shumë ushtarë janë bashkuar për të vënë në kontroll vatrat e zjarrit, por pa ia arritur qëllimit, pasi gjatë mbrëmjes zjarri është bërë më problematik.

Predhat gjenden masivisht në ishull dhe kjo e ka kthyer këtë ndërhyrje tejet të rrezikshme. Madje raportohet se janë dëgjuar edhe disa shpërthime. Një shpresë për vënien e situatës nën kontroll është ndërhyrja nga ajri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë