Zyrtarët rusë akuza të rënda ndaj Perëndimit, e krahasojnë me Cosa Nostra

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 08:45
Untitled collage 2022 06 05T084413.155 1280x720

Zyrtarët rusë akuza të rënda ndaj Perëndimit, e krahasojnë me Cosa Nostra

Përditësuar më: 5/6/2022, ora 08:45

Zv/presidenti i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dimitri Medvedev kritikoi edhe njëherë ashpër sanksionet e vendosura ndaj familjarëve të politikanëve, apo biznesmenëve rusë.

Ish presidenti i cilësoi këto metoda të ndjekura nga Perëndimi si mafioze, të paligjshme, duke i krahasuar  më mënyrat që përdor ‘Ndrangheta apo Cosa Nostra.

“Ata janë dyfish në paligjshmëri. Për shkeljet mitike të shpikura prej tyre janë përgjegjës jo vetëm shtetarët apo deputetët, por edhe familjet, të cilat nuk mund të ndikojnë në asnjë mënyrë te të afërmit e tyre”, u shpreh Medvedev.

Më herët dhe ministri i Jashtëm rus, Lavrov lëshoi akuza të ashpra ndaj vendeve të perëndimit që po mbështesin Ukrainën në luftën që zgjat prej 24 prillit.

Gjatë një interviste për një media boshnjake, diplomati rus dhe krahu i djathtë i Putin, u shpreh se Perëndimi nuk po e lejon Ukrainën të vijojë bisedimet për paqe me Rusinë.

Lavrov kujton se Ukraina dy muaj më parë kishte bërë propozime se si t’i jepej fund konfliktit. Por sipas tij, të nesërmen, me rastin e një takimi mes palëve negociuese në Stamboll, Perëndimi i pengoi ukrainasit të vazhdonin procesin e nisur.