119 fituesit e parë, Fakulteti i Ekonomisë shpall listën e doktorantëve të rinj

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 16:26

119 fituesit e parë, Fakulteti i Ekonomisë shpall listën e doktorantëve të rinj

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 16:26

Steka e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës është ngritur lartë nga dekani Dhori Kule. Por ndryshe nga Oksfordi Universiteti i Tiranës vetëm këtë vit i ka dhënë dritën jeshile fillimit të doktoraturës, pas vitesh të tëra bllokim.

Një prej përfituesve është është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko. 

Megi Çali është një nga 119 fituesit e parë të përzgjedhur për nisjen e doktoraturës për Fakultetin e Ekonomisë. Si pedagoge, prej vitesh ambicia e saj ishte për një titull më të lartë shkencor. Rihapja e doktoraturës dhe futja e emrit të saj në listën fituese e ka emocionuar.

Për periudhën 3 deri në 5 vite që do të ndjekë doktoraturën, Megi nuk do të shkëputet nga mësimdhënia. Tarifa që do të paguajë për gjithë ciklin është 450 mijë lekë të re reja. 

Doktoraturat u bllokuan para afro dhjetë vitesh për shkak se Universitetet nuk plotësonin kriteret. Mirëpo edhe gjatë këtij viti një grup shkencëtarësh konfirmoi se reforma në arsimin e lartë në Shqipëri nuk e rriti cilësinë e Universiteteve publike në vend, teksa Universiteti i Tiranës vazhdon të mbajë vendet e fundit në rankimet ndërkombëtare.