Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Anulohet vizita e Lavrov në Serbi, 3 vende ballkanike nuk lejojnë kalimin e tij në hapësirën ajrore

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 07:36 | Bota
Anulohet vizita e Lavrov në Serbi, 3 vende ballkanike nuk lejojnë

Është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Serbi, e cila ishte planifikuar për të hënën dhe të martën e kësaj jave (6 dhe 7 qershor). Kështu ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse, siç raporton TV rus Rossiya-1 në faqen e internetit.

Ky vendim erdhi pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan transitin në hapësirën e tyre ajrore për fluturimin e ministrit të Jashtëm rus për në Beograd.

"Diplomacia jonë nuk e ka zotëruar ende aftësinë për të teletransportuar", tha ministria.

Të dielën, kryeministrja serbe, Anna Brnabiq, ka deklaruar se është e rëndësishme që në këtë kohë Serbinë ta vizitojë kryediplomati rus, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ndërsa vetë presidenti Vuçiç kishte paralajmëruar vështirësi për vizitën e ministrit të Jashtëm rus.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë”, deklaroi Vuçiç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë