Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Bajram Begaj, figura që vendos paqen në Trekëndëshin e Bermudës”

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 20:18 | Politikë
“Bajram Begaj, figura që vendos paqen në Trekëndëshin

I ftuar në Debat me Alba Alishanin, analisti Lutfi Dervishi komentoi zgjedhjen e kreut të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, në krye të institucionit të Presidentit të Republikës.

https://a2news.com/video/nje-dekret-i-firmosur-nga-stambolli-krasniqi-spekulime-te-tilla-te-mos-kthehen-ne-norme/

Dervishi u shpreh se Begaj është një figurë e cila vendos paqen në Trekëndëshin e Bermudës.

https://a2news.com/video/presidenti-i-ri-kalemaj-e-pamundur-qe-bajram-begaj-te-jete-propozuar-nga-grupi-socialist/

“PS kishte shansin dhe mundësinë të zgjidhjet një kandidat shumë të mirë, ndër kandidatët më të mirë që mund të zgjidhte. Nuk shkoi drejt kësaj zgjedhje, shkoi drejt një zgjedhje që e quajti zgjedhje normale. Është një figurë që vjen jashtë politikës dhe me këtë ka arritur të shmangë, në njëfarë mënyre ping-pongun politik mes Presidencës dhe Ekzekutivit. Në rastin e zotit Begaj ka fituar edhe një gjë tjetër, që do të jetë ndoshta i dyti president, mbas Moisiut, që në përfundim të mandatit, ndoshta, nuk do të ketë objektiva të tjerë politikë për të vijuar jetën politike. Në këtë sens, politika preferoi të zgjedhë një kandidat jashtë radhëve të veta edhe për shkak për të mbyllur ndoshta një debat tjetër krejt të panevojshëm. Në emrat e përmendur, sidomos në orët e fundit, kishte kandidatë që mund të quheshin provokime ndaj opozitës. Duket se është gjetur një figurë e cila paqton atë Trekëndëshin e Bermudës, PS-ja, opozita kryesore, por edhe vet Presidenti Meta. Kanë gjetur një kandidaturë, e cila është e qetë dhe ka ato problemet e veta, siç është shprehur vet që thotë: Nuk jam i mirë te fjalët. Ndërkohë që ne presim që kryetari i shtetit, pikërisht te fjalët të ketë atë peshën kryesore”, u shpreh analisti Lutfi Dervishi.

https://a2news.com/video/krasniqi-kur-asnje-nga-segmentet-kryesore-nuk-jane-normale-te-mos-presim-nje-president-normal/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani