“Ballkani i Hapur, nismë serbe”, Lavrov: BE nuk donte që ta përkrahja

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 16:23

“Ballkani i Hapur, nismë serbe”, Lavrov: BE nuk donte që ta përkrahja

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 16:23

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e quajti Ballkanin e Hapur nismë të Serbisë dhe tha se vendet perëndimore urdhëruan bllokimin e udhëtimit të tij në Beograd për të mos lejuar që ai të mbështeste këtë nismë.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit, Ballkani i Hapur”, ka thënë Lavrov në një konferencë për mediat.

Ballkani i Hapur është zyrtarisht një nismë e themeluar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për të lehtësuar kalimin e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve mes shteteve. Tri vendet kanë ftuar në këtë nismë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Por ndërsa Prishtina dhe Sarajeva kanë refuzuar, Mali i Zi ka deklaruar se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm, si vend vëzhgues.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin që do të dërgonte në Beograd kryediplomatin rus.