Berisha: Göbelsi i Putinit, në Beograd për Ballkanin e Hapur. Rama kërkon të vendosë Shqipërinë nën influencën direkte të Rusisë

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 15:23

Berisha: Göbelsi i Putinit, në Beograd për Ballkanin e Hapur. Rama kërkon të vendosë Shqipërinë nën influencën direkte të Rusisë

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 15:23

Sali Berisha falënderoi vendet e rajonit për bllokimin e kalimit të avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke anuluar kështu vizitën e tij për në Beograd.

Duke marrë shkas nga një deklaratë e Lavrov, Berisha thotë se kryediplomati rus do të shkonte në Serbi për të mbështetur Ballkanin e Hapur.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit, Ballkani i Hapur”, ka thënë Lavrov në një konferencë për mediat.

“Göbelsi i Vladimir Putinit, Lavrov, i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus! Kjo provon se Edi Rama, vasal i Aleksandër Vuçiç, me Ballkanin e Hapur, kërkon të vendosë Shqipërinë, vendin anëtar të NATO-s, nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë”, tha Berisha në një status në Facebook.

“Përshëndes përzemërsisht vendimet e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për ndalimin e fluturimit të avionit të ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore dhe dënoj me forcën më të madhe aktin antikombëtar dhe antieuropian të Edi Ramës, mbështetjen nga ana e tij të projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur”.