Boris Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 10:24

Boris Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 10:24

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të detyrohet të japë dorëheqjen. Ai i mbijetoi një votëbesimi në Dhomën e Komunëve. 211 kolegë konservator të Johnson votuan për ta mbajtur atë si kryeministër dhe kryetar partie, ndërsa 148 të tjerë kërkuan largimin e tij. Duheshin 180 vota për ta detyruar të dorëhiqej.

Kryeministri reagoi duke thënë se kjo ishte një fitore bindëse dhe vendimtare. Johnson hodhi poshtë mundësitë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, teksa e konsideroi fitoren një mundësi për të lënë pas të gjitha ato që raportonin mediat për muaj.

 “Shikoni, sigurisht, nuk ka kuptim të fokusohem në ndonjë gjë tjetër dhe sigurisht që nuk jam i interesuar për zgjedhje të parakohshme. Ajo që më intereson tani është të bëj shumë për njerëzit të këtij vendi. Kemi një agjendë fantastike. Kemi një mandat fantastik, një shumicë të madhe… mazhorancën më të madhe që siguruam në 2019-ën për konservatorët në 40 vjet.”

Një grup nga partia e Johnson nisë mocionin e dështuar për ta rrëzuar atë nga posti, për shkak të skandalit me festat në mes të pandemisë, kur grumbullimet nuk lejoheshin dhe Britania ishte në izolim. Pavarësisht fitores, rezultati i votëbesimit ishte një goditje e rëndë për kryeministrin.

Udhëheqësi i opozitës britanike, laburisti Keir Starmer tha se Boris Johnson ishte “krejtësisht i papërshtatshëm” për të qëndruar si kryeministër. Rezultati pushtoi faqet e para të gazetave britanike që në tituj shkruajnë “Fitimtar i Plagosur”, “Nata e Thikave Bjonde” dhe “Thikë pas Shpine”. Pavarësisht pakënaqësive të dukshme, konservatorët nuk kanë mundësi për një vit që të nisin një tjetër mocion votëbesimi.