Era shkul pemët, një i vdekur dhe një i plagosur në Prishtinë

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 18:36
0 400 1654524769x284508077 1051135865797559 8901941919225604838 n 519

Era shkul pemët, një i vdekur dhe një i plagosur në Prishtinë

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 18:36

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në Prishtinë, ku si pasojë e motit të keq humbi jetën një person, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Pejton”, ku era e fortë rrëzoi një pemë lisi shumë të madhe e cila ra mbi një makinë, ku udhëtonin viktima dhe i plagosuri.

Sipas policisë, viktima është një djalë 30 vjeç, ndërsa mbeti e plagosur një grua po 30 vjeç.