Gjimshiti merr përgjegjësitë për golin e pësuar: Duhet të fitonim

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 23:13
berat gjimshiti 1280x716

Gjimshiti merr përgjegjësitë për golin e pësuar: Duhet të fitonim

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 23:13

Fati nuk ishte me Berat Gjimshitin na barazimin 1-1 në transfertë të Kombëtares ndaj Islandës. Ai ishte autor i gabimit që solli golin e barazimit.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Atalantës kërkoi falje për gabimin ndërsa theksoi se Kombëtarja duhet ta kishte fituar këtë transfertë.

“Të them të drejtën, për mua është rezultat i keq. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, pastaj në të dytën jo mirë, bëmë gabime. Te goli bëra unë gabim. I kërkoj falje skuadrës. Jam i zhgënjyer me veten, kishim mundësi ta fitonim ndeshjen.”

Të njëjtat gabime: “E vështira të them pse. Te gabimi im mund të flas për veten. Ishte një gabim teknik, doja ta hiqja topin në anësore por e kapa keq dhe e dhashë si asist.”

Reagimi jo i duhur: “Jo vetëm unë por edhe të tjerët që kanë eksperiencë duhet të ndihmojnë të tjerët. Të them të drejtën ishte e vështirë ta rregulloja lojën të ishe më agresiv. Çdo lojtar që ishte në fushë u mundu të jepte maksimumin. Ishim kundërshtarët më agresivë.

Objektivi, i arritshëm: “Erdhëm këtu me një qëllim, për ta fituar ndeshjen, pasi e dimë që kemi skuadër me cilësi. Duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Sigurisht nëse nuk i bëjmë ato gabime që bëmë sot do ta lëmë pas Islandën dhe do ta fitojmë grupin.”