Hyri në lumin Mat për t’u larë, humb jetën 53-vjeçari

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 17:09
policia 1

Hyri në lumin Mat për t’u larë, humb jetën 53-vjeçari

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 17:09

Një 53 vjeçar humbi jetën në lumin Mat mesditën e së hënës si pasojë e një ataku kardiak, pasi kishte hyrë për t’u larë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, ku 53 vjeçari Durim Murrani i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për t’u larë në lumë.

Trupi i 53-vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në morgun e  spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.