Islandë-Shqipëri, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 19:30

Islandë-Shqipëri, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 19:30

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations League në transfertë ndaj Islandë.

Ndërkohë, është publikuar formacioni zyrtar i kuqezinjve për këtë ndeshje. Si pasojë e mungesave të shumta, trajneri italian Edy Reja ka improvizuar sulmin, por edhe mesin e fushës.

Në portë do të jetë Berisha, ndërsa mbrojtja e pandryshuar prej disa ndeshjes, Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, nga krahët do të luajë Balliu me Hysajn. Në mesfushë rikthehet Abrashi, ndërsa në formacion është edhe Gjasula me Çekiçin.

Në sulm Cikalleshin do ta mbështesë sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi.