Konfliktohen komshinjtë në Fushë Krujë, një i plagosur me armë

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 18:24
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Konfliktohen komshinjtë në Fushë Krujë, një i plagosur me armë

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 18:24

Një 62 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen “Punëtori” të Fushë Krujës, pas një sherri që pati me një person tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari Blerim Selaci, pas një sherri me komshiun e tij Lufti Kupa ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në këmbë.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të motiveve të ngjarjes.