Koronavirusi në Shqipëri, 292 raste aktive në të gjithë vendin, 4 të shtruar në spital

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 17:55
Cfare eshte Flurona Edhe grip edhe covid 19 OBSH  Merrni te dyja vaksinat 1280x720

Koronavirusi në Shqipëri, 292 raste aktive në të gjithë vendin, 4 të shtruar në spital

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 17:55

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 188 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, ndërkohë që 21 persona janë shëruar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.

Janë 292 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          12

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 188

Testime totale               1,832,062

Raste pozitive                  276,415

Raste të shëruara             272,626

Raste Aktive                         292

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            195

Fier                  47

Vlorë                22

Durrës              9

Korçë               5

Gjirokastër       5

Lezhë               2

Elbasan            2

Shkodër           2

Dibër                1

Berat                1

Kukës              1