Kremlini humb një tjetër gjeneral në betejën për Severdonetsk

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:20
kutuzov 1280x720

Kremlini humb një tjetër gjeneral në betejën për Severdonetsk

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:20

Një tjetër humbje ndër radhët e elitës së ushtrisë ruse. Sipas burimeve, të konfirmuara zyrtarisht edhe nga televizioni shtetëror rus, gjeneral major Roman Kutuzov, kreu i Armatës së 29 të kombinuar, ka rënë në rajonin e Donbasit, afër vendbanimit të Nikolaevës.

Por dëshmi të tjera, flasin për një sulm në zonën e Lisichansk, gjatë betejës së furishme për të kontrolluar autostradën që lidh këtë qytezë me Severdonetsk.

Një fotografi e kufomës së gjeneralit Kutuzov është shpërndarë në mediat ukrainase, por mbetet ende e pakonfirmuar

Sipas disa informacioneve, Kutuzov po komandonte për momentin ushtrinë proruse të rebelëve të Luhanskut. Një fotografi e kufomës së gjeneralit Kutuzov, është shpërndarë në mediat ukrainase, por mbetet ende e pakonfirmuar

Me vdekjen e Kutuzov, janë 11 gjeneralët që sipas burimeve ukrainase, kanë humbur jetën gjatë 3muajve të sulmit rus ndaj Kievit, të cilëve i shtohen edhe të paktën 49 kolonelë.

Lajmet për vdekjen e gjeneralëve të Kremlinit dëshmojnë e shumta që ushtria ruse po has në Ukrainë, por jo gjithmonë kanë qenë të sakta. Të paktën 3 gjeneralë nga lista e të rënëve, Andrey Tushaev, Andrey Mordachev dhe veçanërisht gjenerali Vitaly Gerasimov, më pas janë përgënjeshtruar.