Liga e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në pingpong

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:15

Liga e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në pingpong

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:15

Këtë fundjavë u zhvillua dhe liga e përbashkët mes Shqipërisë dhë Kosovës në pingpong, e cila bashkoi qindra të apasionuar pas këtij sporti në qytetin e Shkodrës.

Takimet e para të kësaj lige janë zhvilluar në Kosovë, në përfundim të të cilave, Lidhja e Prizrenit për meshkuj dhe Teuta për femra janë radhitur të parët, ndërsa këtë të diel, u mbyllën dhe ndeshjet e kthimit ku sërish nuk pati surpriza.

Vajzat durrsake treguan dhe një herë cilësitë e tyre dhe arritën të triumfonin pa vështirësi përballë çdo kundërshtari, ndërsa te meshkujt fitues ishin dardanët e Lidhjes së Prizrenit, që pas një gare të fortë arritën të triumfonin.

E veçanta e këtij aktiviteti është se për herë të parë Shkodra inaguroi dhe sallat e reja sportive të pingpongut që do të stërvitet ekipi i Vllaznisë. 

Në ligën e përbashkët mes dy vendeve morën pjesë 8 ekipet më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë, për sezonin sportiv 2021-2022.