Lind breshka e rrallë albine, tani mbahet në pëllëmbë të dorës, do të arrijë deri në 180 kg

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:09
KR BRESHKA ALBINE frame 444 1280x720

Lind breshka e rrallë albine, tani mbahet në pëllëmbë të dorës, do të arrijë deri në 180 kg

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:09

Një breshkë e rrallë gjigante albine doli për herë të parë për publikun në një kopsht zoologjik zviceran.

Dy nga breshkat lindën muajin e kaluar në “Tropikuarium” në qytetin perëndimor të Servion, si pjesë e një programi për të ruajtur speciet e rrezikuara.

Njëra është e zezë si prindërit e saj dhe tjetra është albine. Gjinia e tyre ende nuk është përcaktuar.

Anëtari i stafit, Thomas Morel, thotë se ishin mjaft të befasuar nga ngjyra e breshkës. Ai shpjegon se kjo mund të ndodhë që në lindje, por pas dy ditësh, ishin të sigurt se ishte një albine kur tregoi majën e kokës, kështu që ishte vërtet befasuese, për këtë specie.

Nëna, e cila peshon më shumë se 100 kilogramë, lëshoi pesë vezë më 11 shkurt dhe breshka albine u lind më 1 maj. Breshka tjetër u çel më 5 maj, pasi vezët kaluan dy muaj e gjysmë në një inkubator.

Breshka mashkull peshon rreth 180 kg. Dyshja është rreth 30 vjeç dhe sapo kanë arritur pjekurinë seksuale.

Shkalla e suksesit të çiftëzimit është vetëm rreth 2%-3% për këtë specie. Breshkat e vogla peshojnë rreth 50 gramë në lindje dhe mbahen në pëllëmbën e dorës.