Matura shtetërore, më 9 qershor testi i parë, teza do të hartohet nga mësuesit

Publikuar më: 6/6/2022, ora 15:53

Matura shtetërore, më 9 qershor testi i parë, teza do të hartohet nga mësuesit

Publikuar më: 6/6/2022, ora 15:53

33 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen procesit më të rëndësishëm për mbylljen e shkollës së mesme dhe hyrjen në Universitete. Të enjten e 9 qershorit nis matura shtetërore, me provimin e parë të gjuhës së huaj. Ministria e arsimit ka rikthyer mësuesit në rolin e hartuesve të tezës për të siguruar që pyetjet e provimit të jenë brenda programit mësimor.

Pas testit të parë të maturës shtetëror, në 11 qershor do të mbahet provimi I gjuhës shqipe, në 17  lënda e matematikës dhe në 24 qershor do të jetë provimi më zgjedhje. Sipas udhëzimit  të maturës, provimet nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjasin 2 orë e gjysmë.  Testet janë të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve.

Rreth 7 mijë mësues janë angazhuar për të administruar provimet e maturës shtetërore në të gjithë vendin. Ndërkohë një grup specialistësh vijon diskutimet për ndryshimet e pritshme të maturës 2024, proces që sipas  ministres së arsimit do të përfundonte në mars të këtij viti.