Merr flakë skafi në Dhërmi, 31-vjeçari pëson djegie, dërgohet në Tiranë

Publikuar më: 6/6/2022, ora 14:25
SPITALET COVID PER SITUATEN frame 217 1280x720

Merr flakë skafi në Dhërmi, 31-vjeçari pëson djegie, dërgohet në Tiranë

Publikuar më: 6/6/2022, ora 14:25

Një 31-vjeçar ka mbetur i djegur pasi skafi në të cilin po punonte ka marrë flakë. Policia e Vlorës thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Drimadhes, Dhërbmi.

Si pasojë e flakëve, i riu që po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar, thotë Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.