Messi shkruan historinë me Argjentinën

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 10:07
messi

Messi shkruan historinë me Argjentinën

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 10:07

Argjentina nuk pati mëshirë në miqësoren përballë Estonisë, pasi e mundi atë 5-0. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga “Albiceleste” bëri që ylli i skuadrës, Leo Messi, ta kishte dhe më të lehtë për të shënuar, duke tundur rrjetën 5 herë.

Dy herë në pjesën e parë dhe tri herë në fraksionin e dytë për Messin, që e ktheu ndeshjen në një shfaqje personale. Kjo është hera e parë që Messi shënon 5 gola në një ndeshje me kombëtaren.

Gjithashtu, barazoi rekordin e Manuel Seoane (1925) dhe Juan Marvezzi (1941), të cilët kishin shënuar 5 gola në një ndeshje me Argjentinën.

Takimi i radhës për Argjentinën është ndaj Brazilit, e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës.