Ndryshimet në buxhet dhe kriza, mbështetja deri tani e ulët, do të duhet të kompensohet

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 15:36

Ndryshimet në buxhet dhe kriza, mbështetja deri tani e ulët, do të duhet të kompensohet

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 15:36

Qeveria ka më shumë para në dispozicion për të shpenzuar këtë vit, falë taksave shtesë që ka mbledhur nga rritja e çmimeve. Në korrik pritet rishikimi i radhës i buxhetit, ku do të bëhet edhe shpërndarja e këtyre fondeve shtesë, që medoemos do të shkojnë edhe për përballimin e krizës.

Sipas ekspertit fiskal, Eduart Gjokutaj, qeveria po e shfrytëzon këtë moment për të bërë analizën e sektorëve që kërkojnë një mbështetje më të madhe, edhe për faktin se nuk u mbështetën me lehtësi fiskale.

Rritja e çmimeve po godet në mënyrë të veçantë shtresat më të varfra, që deri më tani janë mbështetur me 3 mijë lekë në muaj, shifër mbështetur mbi të dhënat e inflacionit në fillim të vitit. Por teksa shtrenjtimi I produkteve, veçanërisht I atyre ushqimore është thelluar, Gjokutaj vlerëson se informaliteti po ndikon në mosrritjen zyrtare të inflacionit në nivelet e eurozonës apo vendeve të tjera të rajonit.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, Shqipëria ka shpenzuar vetëm 1.4% të GDP-së, në mbështetje të krizës, fonde që kanë shkuar kryesisht për kompanitë e energjisë elektrike. Ndërsa mbështetja në vendet e rajonit së bashku me përjashtimet fiskale, subvencionet dhe përfitimet sociale varion nga 0.2% në Malizin e Zi, deri në 4.9% në Maqedoninë e Veriut.