Nuk veshin uniformat me logot LGBTQ, lojtarët: Zgjedhje e jona, bazuar në fe

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 14:39
bejsboll

Nuk veshin uniformat me logot LGBTQ, lojtarët: Zgjedhje e jona, bazuar në fe

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 14:39

Disa lojtarë bejsbolli të Tampa Bay Rays kanë vendosur të mos veshin uniformat me logot LGBTQ, në kuadër të “Mbrëmjes së Krenarisë”, ditën e shtunë.

Në ndeshjen e MLB ndaj Chicago White Sox, skuadra kishte vendosur të vendoste ngjyrat e ylberit në uniformë dhe kapela.

Por, disa prej lojtarëve nuk pranuan të vishnin këtë uniformë. Njëri prej tyre, Jason Adam, tha: “Është një vendim që kemi marrë duke u bazuar në fenë tonë. Është një vendim i vështirë, pasi ne duam që të gjithë të ndihen të mirëpritur në komunitet. Por, shumë nga ne mendojnë se nuk është mirë të inkurajojmë një stil jetese të caktuar nëse besojmë te Jezusi, i cili na ka mësuar t’i qëndrojmë larg një stili të tillë jetese. Ashtu siç na mëson që t’i qëndrojmë larg seksit jashtë martese. Nuk ka asnjë ndryshim”.