Përkeqësohet situata, zjarri afrohet pranë godinave të ish-bazës ushtarake në Sazan

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 14:58
mb Zjarret ne Sazan frame 319 1280x720

Përkeqësohet situata, zjarri afrohet pranë godinave të ish-bazës ushtarake në Sazan

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 14:58

Është përkeqësuar situata nga zjarret në ishullin e Sazanit në Vlorë. Një video e regjistruar pranë bazës detare tregon flakët e zjarrit që po i afrohen godinave.

Zjarret e rëna prej dy ditësh në ishullin e Sazanit, vijojnë të jenë ende aktive dhe po i afrohen ish-bazës ushtarake, e cila aktualisht shërben për monitorimin e hapësirës detare nëpërmjet radarëve.

Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka bërë që flakët të vijojnë të djegin çfarë të gjejnë përpara të orientuara nga drejtimi i erës.

Shqetësuese për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë, që janë në terren, mbeten plasjet e municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes tha se situata në Sazan vijon të mbetet kritike, ndërsa shkaku i zjarrit mund të jetë pakujdesia e turistëve.