Një aksident i frikshëm u regjistrua menjëherë pas nisjes së garës së MotoGP, në Katalunjë.
Japonezi Takagi Nakagami hyri shumë shpejt në kthesën e parë dhe humbi kontrollin e motorit të tij, duke u përplasur me kokë në gomën e pasme të motorit Ducati të italianit Bagniaia.
Përplasja ishte shumë e fortë dhe kaska e japonezit u shkatërrua nga forca e saj. Fatmirësisht, japonezi nuk pësoi dëmtime të rënda.