Plani i “Familjes Manson” për të vrarë Elizabeth Taylor dhe Tom Jones

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:53

Plani i “Familjes Manson” për të vrarë Elizabeth Taylor dhe Tom Jones

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 12:53

Charles Manson, udhëheqësi i çmendur i kultit që quhej “Familja Manson” kishte një listë me yje Hollivudi që kishte planifikuar të vriste. Mes tyre ishin edhe aktorja e famshme Elizabeth Taylor dhe këngëtarët Tom Jones dhe Frank Sinatra.

Në gusht të vitit 1969, anëtarët e këtij kulti vranë 6 persona, përfshirë aktoren e re Sharon Tate, duke lënë pas skena të tmerrshme masakrash. Sipas një libri të ri mbi këto ngjarje që tronditën Amerikën, plani i Manson ishte të vriste sa më shumë VIP-a, për të nisur një luftë racash, që do t’i jepte fund botës.

Ai pretendonte që të bënte përgjegjës për vrasjet anëtarët e Panterave të Zeza (Black Panthers), me shpresën se kjo do të niste një luftë të përgjakshme mes të bardhëve dhe personave me ngjyrë. Gjatë kësaj kohe, anëtarët e kultit do të qëndronin të fshehur në një qytet nëntokësor. Manson parashikonte se luftën do ta fitonin njerëzit me ngjyrë, por do të ishin shumë budallenj për të drejtuar botën, kështu që drejtimin e saj do ta merrte vetë.

Plani dështoi pas vrasjeve të para, pasi Manson u arrestua në tetor 1969, pa mundur të kryente të tjera vrasje. Udhëheqësi i kultit u dënua me burgim të përjetshëm dhe vdiq në burg, në nëntor të vitit 2017.