Shkëmbimi kulturor Itali-Shqipëri, tre vite bashkëpunime

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 16:46

Shkëmbimi kulturor Itali-Shqipëri, tre vite bashkëpunime

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 16:46

Ministri i Kulturës së Italisë, Dario Franceschini, ka mbërritur në Tiranë dhe takimi i parë ishte me homologen e tij ministren, Elva Margariti.

Pritja dhe bisedat e para mbi bashkëpunimin e mëtejshëm për artin dhe kulturën u zhvilluan në Pallatin e Brigadave, një nga ndërtesat më interesante që ruan ende Shqipëria nga arkitektët dhe stili italian.

“Marrëveshja e bashkëpunimit që firmosim sot, forcon raportet dypalëshe, në një investim që do të përfshijë jo vetëm sektorët tradicionalë, ku bashkëpunimi është tashmë i fortë, por do të vijojë edhe në arkeologji, muze, në trafikimin e pasurive kulturore. Marrëveshja i mëshon këtyre, i mëshon të ardhmes, njohjes reciproke mes brezit të ri.

Ky do të jetë një investim i madh për të ardhmen, duke krijuar lidhje që do të forcohen edhe më shumë me kohën, që duhet të çojnë sa më shpejt të jetë e mundur, pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, diçka të cilën Italia e mbështet me bindje, dhe do të vijojë ta mbështesë edhe më shumë se ç’kemi bërë përgjatë këtyre viteve, duke shpresuar që të pranohet sa më shpejt”, tha ministri italian.