Shqipëria i fal pikën Islandës, Balliu nuk mjafton

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 23:21
islande shqiperi 1266x720

Shqipëria i fal pikën Islandës, Balliu nuk mjafton

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 23:21

Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë vetëm një barazim 1-1 në transfertë ndaj Islandës.

Kuqezinjtë e Edy Reja-s zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, duke e mbyllur në avantazh 1-0 me një gol të realizuar nga sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi.

Megjithatë, pjesa e dytë nisi tërësisht ndryshe. Gjimshiti gabon në largimin e topit brenda zonës, duke ia dhuruar atë kundërshtarëve, të cilët nuk e patën aspak të vështirë për të barazuar rezultatin.

Në vijim, Reja heziton të kryejë zëvendësime, edhe pse i vetmi lojtar që arrin të nxjerrë skuadrën përpara është mbrojtësi i djathtë Ivan Balliu.

Megjithatë, kjo pikë në transfertë mund të quhet një rezultat pozitivë, duke qenë se tashmë Shqipëria do të luajë 2 ndeshje në Tiranë dhe një jashtë në Izrael.