Sindroma që po afron tërheqjen e Rafael Nadal

Publikuar më: 6/6/2022, ora 09:18
nadal

Sindroma që po afron tërheqjen e Rafael Nadal

Publikuar më: 6/6/2022, ora 09:18

Rafael Nadal ka fituar për herë të 14-të në karrierë turneun e Roland Garros në Paris, një nga më prestigjiozët në botë.

Edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare, spanjolli ka treguar se asnjë tenist nuk mund ta konkurrojë atë kur luhet në fusha me dhe të kuq.

Spanjolli mundi në finale 3-0 norvegjezin Casper Ruud. Nadal dominoi plotësisht takimin dhe pas 2 orë e 18 minutave doli triumfues, me shifrat 6-3, 6-3 dhe 6-0.

Një fitore me rëndësi kjo për spanjollin, pasi çon në 22 numrin e turneve Grand Slam të fituar, dy më shumë se Djokovic e Federer, dy rivalët e tij historikë.

Por, spanjolli mund të detyrohet të tërhiqet nga tenisi për shkak të një dëmtimi që vuan prej kohësh në këmbën e majtë. Bëhet fjalë për sindromën Muller-Weiss, që është një sëmundje e kockave të pjesës së sipërme të këmbës.

Për momentin, kjo sëmundje nuk ka një kurë për sportistët profesionistë. Pas finales, Nadal tha se ka luajtur me anestezi në këmbën e majtë, gjë që nuk është i gatshëm ta bëjë më tej.

“Me mjekët do të kërkojmë një terapi, pasi nuk mund të vazhdoj duke luajtur me mpirje. Ka një rrezik të madh që të ndrydhësh kaviljen ose të pësosh dëmtime të tjera pa e kuptuar. Unë luajta me mpirje pasi bëhej fjalë për Roland Garros, nuk kisha rrugë tjetër. Por, nuk mund të luaj më kështu”, tha Nadal.