Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Skandali me festat në pandemi, kryeministri britanik përballet sot me votëbesim në parlament

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 12:03 | Bota
Skandali me festat në pandemi, kryeministri britanik përballet sot me

Qeveria britanike përballet sot me një test tepër të vështirë. Një mocion votëbesimi do të zhvillohet sot në parlament ndaj kryeministrit Boris Johnson, që është inicuar nga vetë deputetët konservatorë. Nëse ai do të humbasë, do të detyrohet të japë dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë britanike.

Votëbesimi u kërkua nga të paktën 54 deputetë të partisë së Johnson. Të paktën 180 ligjvënës konservatorë, mazhoranca në Dhomën e Komunëve, do të duhet të votojnë kundër kryeministrit në mënyrë që ta detyrojnë atë të largohet.

Ekipi i Johnson përshëndeti votëbesimin dhe e konsideroi një shans për t’i dhënë fund muajve me spekulime. Në këtë situatë, Johnson erdhi pas kritikave të shumta për organizimin e festive në rezidencën kryeministrore, në një kohë kur masat e tij anti-covid nuk lejonin grumbullimet masive.

Shumica e kabinetit të tij e mbështesin, ndërsa opozita laburiste kërkon që konservatorët të tregojnë lidership dhe ta rrëzojnë atë nga posti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë