Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vdekjet gjatë 2021, zemra vrau 3-fish më shumë se Covid, shkak edhe plakja e popullsisë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 15:20 | Sociale

Vdekjet gjatë 2021, zemra vrau 3-fish më shumë se Covid, shkak edhe plakja e popullsisë

Zemra po vret më shumë se Covid-19, 3-fish më shumë. Vitin e shkuar, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave humbën jetën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare gati 6 mijë qytetarë, ndërsa vdekjet zyrtare nga koronavirusi ishin pak më shumë se 2 mijë.

“Varianti COVID që u shfaq në kushtet e një pandemie la pasoja direkte dhe indirekte, si rritjen e çdo sëmundshmërie, duke sjellë si pasojë edhe rritjen e sëmundjeve kardiake”, thotë kardiologu Gerti Knuti.

Kardiologu Gerti Knuti

Vdekjet si pasojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut, te të cilat përfshihen edhe fatalitet nga zemra ishin edhe shkaku kryesor i humbjeve të jetës për shqiptarët vitin e shkuar. Gati 16 mijë vdekje u regjistruar në këto grup-sëmundje, duke u pasuar nga sëmundjet e papërcaktuara mirë apo ato të aparatit të frymëmarrjes.

Për një popullsi në plakje e sipër me ritme të shpejta e sëmundshmëri në rritje, mjekët parashikojnë rritje të vdekshmërisë.

Vitin e shkuar, sipas INSTAT në vend u regjistruan 30.507 vdekje, nga 27.605 në 2020-n duke shënuar kështu një rritje me 10.5 për qind.

A2 CNN Livestream

Dita jonë