Zelensky vizitoi trupat në vijën e frontit në Luhansk e Donetsk

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 09:47

Zelensky vizitoi trupat në vijën e frontit në Luhansk e Donetsk

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 09:47

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar trupat në disa nga pozicionet më të bombarduara të vijës së parë të dielën. Në fjalimin e tij të përditshëm, Zelensky tha: “Ne ishim në Lysychansk dhe në Soledar”.

Të dyja vendet kanë qenë nën sulme të rënda ruse për javë të tëra, duke vuajtur nga bombardimet me raketa.

“Jam krenar për të gjithë ata që takova, shtrëngova duart, komunikova dhe mbështeta. Diçka u soll për ushtarakët, por nuk do ta detajoj. Dhe unë solla diçka prej tyre për ju. Është e rëndësishme: besimi dhe forca”.

Më herët të dielën, Zelensky ishte në qytetin jugor të Zaporizhzhia, ku tha se kishte takuar edhe kryebashkiakët e disa qyteteve të pushtuara.

“U takova me banorët e Mariupolit që arritën të largoheshin nga qyteti të gjallë dhe me fëmijë. I takova në Khortytsia. Kushtet janë të përkohshme, por jo të këqija. Çdo familje kishte historinë e saj, shumica pa burra. Dikujt burri i shkoi në luftë, dikush në robëri dhe dikush, për fat të keq, vdiq.”