“Zëri i Putin”: Në mënyrë të pashmangshme po shkohet drejt luftës bërthamore

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 20:36
Screenshot 2 7

“Zëri i Putin”: Në mënyrë të pashmangshme po shkohet drejt luftës bërthamore

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 20:36

Propagandistët e televizionit shtetëror të Vladimir Putin kanë nisur një fushatë të re ku përfshihet përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, për shkak të zhvillimeve të fundit të luftës në Ukrainë, ku mbështetja e Perëndimit është më e madhe se kurrë.

Vladimir Solovyov, i njohur si ‘zëri i Putinit’, tha se dërgesat perëndimore në Ukrainë të armëve me rreze të gjatë që mund të godasin territorin rus do të thotë se është vetëm çështje kohe para se të shpërthejë lufta bërthamore midis Rusisë dhe Perëndimit.

“Gjithçka po ecën në atë drejtim”, u tha shikuesve dhe ekspertëve të tjerë në studio drejtuesi i emisionit Vladimir Solovyov në kanalin “Russia1”.

“Shpresoj ta kalojmë këtë. Nëse gjithçka vazhdon në këtë drejtim, vetëm disa mutantë në liqenin Baikai do të mbijetojnë. Pjesa tjetër do të shkatërrohet në një sulm masiv bërthamor. Nëse NATO mendon se mund të vendosë çfarë të dëshirojë në kufijtë tanë, ata do të dërgojnë gjithnjë e më shumë armë amerikane në Ukrainë, Ukraina do të qëllojë dhe do të përfundojë duke goditur një nga termocentralet tona bërthamore. Pastaj ndodh e pashmangshmja”, shtoi Solovyov.