Zjarr i madh pranë Rrugës së Kombit

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 17:02
zjarr i madh prane rruges se kombit flaket 1280x649

Zjarr i madh pranë Rrugës së Kombit

Përditësuar më: 6/6/2022, ora 17:02

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor që ndodhet pranë Rrugës së Kombit, në zonën e Repsit në Mirditë.

Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik dhe banesat përreth.

Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.