Gjermania dhe Anglia ndahen në paqe, Itali me dy fytyra

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 22:44
gjermania

Gjermania dhe Anglia ndahen në paqe, Itali me dy fytyra

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 22:44

Po ashtu si ndaj Italisë, edhe ndaj Anglisë, Gjermani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1.

Hofmann kaloi gjermanët në avantazh në minutën e 50, ndërsa Kane barazoi rezultatin me një 11-metërsh të kthyer në gol vetëm dy minuta para fundit të takimit.

Ndërkohë, Italia arriti të fitojë ndaj Hungarisë 2-1, por vetëm pjesa e parë mund të quhet e suksesshme kur erdhën edhe dy golat nga Barella dhe Pellegrini. Në pjesën e dytë, skuadra e Mancinit vuajti, ku pësoi edhe një gol.

Në ndeshjet e tjera të Nations League bie në sy fitorja 0-6 në transfertë e Turqisë ndaj Lituanisë.