Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Harry dhe Meghan shpërndajnë foton e Lilibet në ditëlindjen e parë: Është kopje e të atit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 13:55 | Showbiz

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë shpërndarë një foto të vajzës së tyre Lilibet, pasi festuan ditëlindjen e saj të parë.

Lilibet shihet duke buzëqeshur në një piknik ditëlindjeje të organizuar nga çifti në Frogmore Cottage në Windsor.

Princi Harry dhe Meghan thanë se ishin "tepër të prekur" nga urimet e ditëlindjes që morën për fëmijën e tyre të dytë, e cila mban emrin në nder të Mbretëreshës. Kjo vjen pasi ata vizituan Britaninë e Madhe për Jubileun e Platintë.

Të premten, Sussex-ët bënë paraqitjen e tyre të parë publike në Britani së bashku që nga viti 2020, kur morën pjesë në një shërbim falënderimi për Mbretëreshën në Katedralen e Shën Palit.

Çifti u fotografua gjithashtu duke parë "Trooping the Color" nga një dritare, por nuk ishin pjesë e kortezhit të grupit mbretëror që u lejuan në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Javën e kaluar, ishte mundësia e parë që monarkja 96-vjeçare të takonte stërmbesën e saj, e cila lindi në Santa Barbara, Kaliforni, ku jetojnë Sussex-ët tani pasi u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore.

Por nuk ka asnjë konfirmim nëse Mbretëresha është takuar apo jo me Lilibet.

Në ditëlindjen e saj morën pjesë edhe kushërinjtë e dytë mbretërorë, por munguan Princi Charles dhe Duka e Dukesha e Kembrixhit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli