Ikën Covid, shfaqen virozat. I nxehti shton problemet te fëmijët e vegjël

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 15:13

Ikën Covid, shfaqen virozat. I nxehti shton problemet te fëmijët e vegjël

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 15:13

Vala e të nxehtit, aspak normale për muajin qershor, sjell më herët virozat e verës.

Në qendrat shëndetësore dhe në urgjencën e pediatrisë, mjekët po përballen me fluks pacientësh të vegjël, të prekur nga gastrointeritet. Fëmijët që paraqiten në qendra shëndetësore apo në urgjencat pediatrike më së shumti kanë patur nevojë për marrjen e serumeve për shkak të dehidratimit.

Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes edhe me ushqimet që konsumojnë fëmijët në këtë periudhë të nxehtë. Pas dy vitesh pandemi, qendrat shëndetësore kanë hyrë në ritmin normal të punës. Në vend të rasteve me Covid, tashmë mbizotërojnë shqetësimet dhe problemet nga vapa.

Vetëm në urgjencën e pediatrisë në QSUT, çdo 24 orë kërkojnë ndihmë mjekësore 250 fëmijë, ndërsa në fundjavë urgjencat janë më të shtuara.