Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Inter përgatit dy rinovime

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 08:19 | Futboll
Inter përgatit dy rinovime

Mungon vetëm zyrtarizimi. Inter është gati të rinovojë kontratat e Simone Inzaghi dhe Samir Handanovic.

Trajneri, i cili humbi luftën me Milanin për titullin kampion, por që mori dy trofe në vitin e tij të parë në pankinën zikaltër, do të zgjasë kontratën deri në vitin 2024.

Aktualisht, Inzaghi ka një kontratë që skadon në 2023, nga e cila përfiton 4 milionë euro në sezon, ndërkohë që me marrëveshjen e re pritet të përfitojë 5,5 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, gardiani Saimir Handanovic do të nënshkruajë deri në vitin 2023 dhe sezonin e ardhshëm do të luajë për një vend titullari me të sapoardhurin Onana.

A2 CNN Livestream

Dita jonë