Ish-presidenti rus: I urrej perëndimorët, dua t’i zhduk

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 11:54
Medvevev 1280x720

Ish-presidenti rus: I urrej perëndimorët, dua t’i zhduk

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 11:54

“Shpesh më pyesin pse postoj statuse kaq të prera në Telegram kundër Perëndimit. Përgjigjja është se i urrej perëndimorët, janë bastardë të degjeneruar. Duan vdekjen tonë, të Rusisë. Deri sa të vdes, do të bëj gjithçka për t’i zhdukur”. Fjalët nuk vijnë nga një ekstremist rus, ose ndonjë ushtarë plot mllef në llogoret ukrainase, por nga ai që ka mbajtur dy postet më të larta të Kremlinit atë të presidentit dhe kryeministrit.  

Edhe pse portreti i tij nuk shkakton pezmatim si ai i Putin, dhe gjithmonë ka qenë nën hijen e “carit” Vladimir, javët e fundit figura e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit rus, Dmitry Medvevev, po del në pah për tonet e forta që përdor kundër Ukrainës dhe veçanërisht kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë të saj.

Njeriu që politikisht ka ndjekur kudo Putin dhe që nga viti 2008 e ka zëvendësuar atë në postet për të cilët i kishte skaduar mandati, prej disa javësh po shquhet si “gramafoni” i tezave më konservatore dhe agresive ndaj Perëndimit. Shume analistë cilësojnë sulmet e tij si ato të vetë Putin, i cili për arsyeje diplomatike nuk mund të shprehet në atë mënyrë.

Edhe pse vetë ai mban ende një vend të rëndësishëm shtetëror, atë të zëvendësshefit të Këshillit të Sigurisë ruse, Medvevev ka shprehur edhe më parë qasjen e tij agresive. “Dërgimi i armëve nga ana e vendeve të NATO, stërvitja e trupave ukrainase nga instruktoret e tyre, zmadhojnë së tepërmi mundësinë e një konflikti të hapur të Rusisë me këto vende”, deklaroi vetëm pak ditë më parë.