Kualifikueset EURO 2023, sot Shpresat e Alban Bushit përballë Anglisë 

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:49
angli shqiperi 1280x720

Kualifikueset EURO 2023, sot Shpresat e Alban Bushit përballë Anglisë 

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:49

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë sot në mbrëmje përballë gjigantëve të Anglisë në ndeshjen e parafundit sa i përket kualifikuesve të Europianit 2023.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi edhe pse ka shuar çdo shpresë për kualifikimin më tej kërkon që të paktën të lë një shije të mirë në takimin me britanikët. Për fatin e mirë, grupi për Bushin ka qenë i plotë dhe çdo lojtar gëzon formë të mirë. Sakaq, i gatshëm për këto sfida do të jetë edhe mbrojtësi i talentuar Adrian Bajrami, i cili është pajisur tashmë me pasaportë shqiptare dhe mund të aktivizohet që në ndeshjen ndaj Anglisë.

Dueli do të luhet sot në orën 20:45, ndërsa gjashtë ditë më pas Kombëtarja U-21 do të luajë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës.

Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj eliminatoreje, ku Shqipëria ishte pjesë e Grupit G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi renditet në vendin e katërt, me nëntë pikë të grumbulluara në tetë ndeshje të luajtura, ndërsa grupin e kryeson Çekia me 16 pikë.